Fishekzjarre dhe kapsolla kontrabandë, zbulohet magazina në Tiranë

Tirana

Fishekzjarre dhe kapsolla kontrabandë, zbulohet magazina në Tiranë

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 15:16
Ilustrim

Policia ka sekuestuar një sasi të madh të lëndëve piroteknike të fshehura në një magazinë në tregun ushqimor në Qytetin e Nxënësve në Tiranë. Sipas policisë, këto lëndë ishin të magazinuara jashtë çdo kushti të sigurisë teknike dhe të futura kontrabandë.

Pronari i magazinës, shtetasi V. M., 36 vjeç, i kishte futur këto sasi të mëdha lëndësh piroteknike në mënyrë kontrabandë nga Kosova, duke i futur në ambalazhe ushqimore.

Shtetasi V. M. dhe shtetasja E. Sh. u shoqëruan në ambientet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. M., si dhe u procedua penalisht shtetasja E. Sh., për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve, vulave, stampave dhe formularëve”, “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”.

Vetëm javën e fundit në të gjithë vendin janë kontrolluar 378 subjekte, si dhe tregje të shumicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat