Tabaku takon banorët në Zallher/ Periferia e Tiranës është lënë në harresë

Tirana

Tabaku takon banorët në Zallher/ Periferia e Tiranës është lënë në harresë

Më: 22 janar 2021 Në ora: 13:12
Tabaku takon banorët në Zallher

Ish deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabakuishte sot në zonën e Zallherit, ku zhvilloi një takim me banorët e zonës, nga ku u shpreh se periferia e Tiranës është braktisur plotësisht nga qeveria dha bashkia.

Sipas saj, aty mungojnë rrugët, mungon uji i pijshëm, mungojnë investimet për bujqësinë.

“Është pa vënë dorë nga 2013-a e deri më sot. Këtu kalojnë tre tubacione që furnizojnë Tiranën me ujë të pijshëm dhe Zallheri nuk ka ujë të pijshëm. Është një zonë krejt e harruar dhe e lënë pas dore.”- thotë i revoltuar një banor, duke theksuar se njerëzit po largohen nga zona për shkak të vështirësive të mëdha për të jetuar.

Tabaku shtoi se largimi i banorëve ka sjellë dhe mbylljen e shkollave, duke detyruar fëmijët e tjerë të udhëtojnë disa kilometra larg shtëpisë për të shkuar në shkollë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat