Sherr masiv mes të rinjve dhe të shtëna me armë zjarri

Tirana

Sherr masiv mes të rinjve dhe të shtëna me armë zjarri

Më: 23 prill 2021 Në ora: 21:25
Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e sotme. Raportohet se një grup prej 4 personash ka dhunuar me sende të forta shtetasin me iniciale J.H.

Policia njofton se pas sherrit, ka patur edhe të shtëna me armë.

"Me datë 23.4.2021, rreth orës 20:15, në Allias, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi B. Gj, së bashku me 3 shtetas të tjerë ende të paidentifikuar nga ana jonë kanë goditur me sende të forta shtetasin J. H.

Në largim e sipër njëri prej 3  shtetasve të paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tyre.", njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat