Arrestohen tre persona në Tiranë, policia jep detajet

Tirana

Arrestohen tre persona në Tiranë, policia jep detajet

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale. Policia njofton se A. B., 31 vjeç, në rrugën “Kujtim Laro”, gjatë një konflikti me disa persona të tjerë, ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë.

Në pranga javë vënë edhe D. Ç., 26 vjeç pasi u kap duke drejtuar mjetin pa leje dhe F. P., 26 vjeç, pasi ka përplasur motorin me drejtues Z. L., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 31 vjeç, në rrugën “Kujtim Laro”, gjatë një konflikti me disa shtetas të tjerë, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë së rendit publik, për të shmangur shoqërimin e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: D.Ç., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; F. P., 26 vjeç, pasi ka përplasur motomjetin me drejtues Z. L., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat