Motori përplas gruan në Tiranë, policia jep detaje

Tirana

Motori përplas gruan në Tiranë, policia jep detaje

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në kryeqytet.

Një 34-vjeçar me inicialet O.S ka përplasur me motor një grua, 65 vjeçe.

Mësohet se gruaja është në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Ali Demi".

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:00, në zonën e Ali Demit, mjeti motorr me drejtues shtetasin O. S., 34 vjeç ka aksidentuar një shtetase ende të paidentifikuar, rreth 65-vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat