Bie depozita e ujit, gruaja humb jetën tragjikisht

Tirana

Bie depozita e ujit, gruaja humb jetën tragjikisht

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 16:16
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kashar të Tiranës.

Një 54 vjeçare mësohet se ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Policia ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në Kodër-Mëzes, Kashar, në katin e dytë të banesës aksidentalisht është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë depozita e ujit dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasja N. H., 54 vjeçe.

“Më datë 10.08.2021, në Kodër-Mëzes, Kashar, në katin e dytë të banesës aksidentalisht është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë depozita e ujit dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasja N. H., 54 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat