Bëri shaka me ezanin e besimit mysliman, mbyllet lokali në Tiranë

Tirana

Bëri shaka me ezanin e besimit mysliman, mbyllet lokali në Tiranë

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 22:30
Ahmet Kalaja

Për shkak të shakave me ezanin dhe reagimin e besimtarëve myslimanë, ka nisur një përplasje në rrjetet sociale me pronarët e lokalit ku performonin humoristë që prej datës 15 gusht dhe ende nuk ka përfunduar.

E gjitha ka nisur në lokalin-komedi “Corner Comedy” në kryeqytet, ku njëri prej komedianëve që është çuar në skenë, në humor e sipër ka bërë një shaka me ezanin e besimit mysliman.

“Këngë të papërshtatshme për të konkurruar në Top Fest”,-thotë ai dhe në sfond nis të dëgjohet ezani. Në këtë moment, të pranishmit në “barin komedi”, kanë nisur të qeshin.

Kaq ka mjaftuar që disa besimtarë myslimanë të shkojnë pranë ambienteve të bar Corner Comedy. Lokali vazhdon të jetë i mbyllur për ditë të tëra, megjithëse besimtarët muslimanë të prekur nga këto shaka thonë se thjesht duan të pinë një kafe aty.

“O vëllezër myslimanë jemi te lokali, po këto maskarenjtë e kanë mbyll lokalin. Ju na keni ofendu, ne kemi ardh thjesht me pi një kafe. Flet tjetri: Selam Alejkum, ne si kena ngacmu, ama dhe nuk i lejojmë a kupton se kemi a kupton krejt mjetet për me i bo atë që si pret mendja. S’kanë vdek djemtë dhe burrat myslimanë. Këtu na kanë ditë e natë derisa të kërkojnë falje.”-shkruan njeri prej tyre në Facebook.

Apelit të tyre për paqe iu është bashkuar sërish Imami Kalaja, i cili në një postim të dytë në rrjetet sociale, iu kërkon besimtarëve të jenë të qetë.

Ndërkohë që lokali ka humbur çdo gjurmë fizike. Të vetmet reagime që vijnë janë përmes rrjeteve sociale, ku ata publikojnë videot e besimtarëve myslimanëve që shkojnë pranë lokalit të tyre, duke shprehur se ndihen të kërcënuar për jetën.

“Ne e fshimë ju e postoni. Ne e fshimë ju e postoni”. The Joke, këngë të papërshtatshme për të konkurruar në Top Fest: Ezani. Sepse: 1. Ezani nuk është këngë. Të deklarosh të dukshmen. Google për të, lexoni për të, pyesni për të. Ne nuk kemi tallur religjionin tuaj. Ne nuk kemi ofenduar simbolet tuaja të shenjta. Ne kemi hequr përzemërsisht videoen tonë të kësaj shakaje si shpresë për të ndaluar urrejtjen. Gjithccka që kemi marrë për 48 orët e fundit është injorancë dhe kërcënime me vdekje”, -sqaron për të disatën herë lokali në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat