Parkimi, stresi i përditshëm në Tiranë, në qendër situata më kritike

Tirana

Parkimi, stresi i përditshëm në Tiranë, në qendër situata më kritike

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 18:54
Ylli Reça

Makinat janë një kthyer në një mjet të domosdoshëm për shumë qytetarë, por për banorët e Tiranës ato janë kthyer edhe një problem, par shkak të stresit që krijohet për të gjetur një vend parkimi të lire. Situata më kaotike paraqitet në qendër të Tiranës.

Të parkosh në kryeqytet është kthyer në makth për drejtuesit e mjeteve.

Ylli Reça, banor që prej vitit 1985 pranë 9-katsheve në qendër të Tiranës ka denoncuar mungesën e vendparkimit dhe gjobat e shumta të vendosura nga bashkia pikërisht dhe për shkak të vendosjes dhe të kësaj tabele, e cila tregon për ndalim qëndrim të makinave në të dyja krahët e rrugës. Në këto kushte makina nga një mjet për të ardhur në ndihmë kthehet në një problematikë, pasi nuk ke se ku ta lësh atë.

“Është një tabelë që e ka vu Bashkia, e cila është e panevojshme  për ne banorët. Na mbytën te vendos gjoba".

Rrugës një kalimshme dhe të ngushtë i shtohet dhe vendosja e këtyre koneve në rrugë, e cila vështirëson akoma më shumë qarkullimin e mjeteve dhe pengon parkimin e makinave qoftë dhe për personat rezident.

“Të shikosh, duke filluar që nga presidenca, kryeministria e tek të gjitha, nuk ka gurë që të mbrohet institucioni. Janë të panevojshme."

Ndriçimi është një tjetër shqetësim, pasi zona në fjalë natën është në errësirë totale.

“S’ka asnjë lloj ndriçimi”

Problematikën e mungesës së parkingut në kryeqytet e vuajnë disa lagje. Edhe ato që kanë një kartë rezidenciale në shumicën e rasteve nuk e përdorin pasi edhe pse janë rezident vendin e tyre e zënë persona të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat