“Shijo produktet lokale të Tiranës”, Veliaj: Sot dita e fundit e panairit

Tirana

“Shijo produktet lokale të Tiranës”, Veliaj: Sot dita e fundit e panairit

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

“Shijo produktet lokale të Tiranës”. Ka qenë kjo kryefjala e stendave të panairit të hapur prej 3 ditësh në Sheshin Skënderbej në kryeqytet, ku prej disa vitesh tashmë është kthyer në traditë ekspozimi i produkteve vendase bio.

Shumë biznese të vogla nga fshatrat e Tiranës, që i janë kushtuar më së shumti zhvillimit të agroturizmit me bazë produktet bio të zonave periferike, janë bërë pjesë e tendave në këtë panair.

“Po ti e ke vizituar panairin? ‘Shijo produktet lokale të Tiranës’ e ka kthyer Sheshin ‘Skënderbej’ në tregun më të madh të produkteve lokale. Sot dita e fundit, ndaj eja e bëj pazarin e së dielës. Ju mirëpresim,” shkruan mëngjesin e sotëm kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Sipas Bashkisë, hapja e këtij panairi kushtuar produkteve bujqësore dhe blegtorale tregon vëmendjen e saj për ekonominë lokale ndërsa thekson se për këtë arsye edhe fokusi i punës së Bashkisë së Tiranës vitet e fundit ka qenë përmirësimi i infrastrukturës dhe i shërbimeve në zonat rurale, duke lehtësuar lëvizjen e automjeteve dhe duke afruar në të njëjtën kohë edhe më shumë banorët që tregtojnë produktet bujqësore të zonës me qendrën e Tiranës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat