Banorët e "5 Majit", në Tiranë ende në rrugë

Tirana

Banorët e "5 Majit", në Tiranë ende në rrugë

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Banorët në rrugën "5 Maji"| në kryeqytet kërkojnë nga bashkia e Tiranës një zgjidhje se ku do të shkojnë pasi të lirojnë shtëpitë e tyre. Kjo pasi me bonusin e ofruar nga Bashkia ata nuk mund të paguajnë qiratë. Ndërkohë, është e paqartë se kur do të akomodohen në shtëpi të dëmtuarit nga tërmeti në Kombinat, pasi në Tecin e vjetër ku flitet se do të shpërngulen punimet ende po vijojnë dhe po ecin me ritme shumë të ngadalta.

Shtëpitë pritet të shemben për t'i hapur rrugë procesit të rindërtimit në rrugën "5 Maji."

Disa nga banorët kanë filluar ti lirojnë shtëpitë e disa të tjerë janë kundërt. Shqetësimi më i madh i këtyre banorëve është se me bonusin prej 1 mijë e 800 lekë ata nuk arrijnë dot që të marrin një shtëpi me qira.

"Mirë shteti që po na nxjerr nga shtëpia me zor, por është problemi se kjo qira, se unë do gjej shtëpi me qira është 300-400 euro. Kam 1 muaj nuk ka shtëpi, shko në një vend 400 euro, shko në një tjetër 350 euro. Ku do shkoj unë, ku do jetoj? Kërkoj nga shteti të më sistemojë, të më gjejë shtëpinë ku unë do rri. Të vijë me mua të pyesë sa është një qira ose të shohë gazetën, nuk e përballojmë dot."

Banorët nuk kanë një njoftim se çfarë do të bëjnë pas mbarimit të afatit të bonusit.
"Na kanë thënë që do shembet, aq metra sa ka ky objekt do t'i japim. Këtë nuk e dimë se në çfarë vendi, nuk ka kanë dhënë asnjë dokument. Me letra, unë e kam pasur në fazën që të paguaj lekët të merrja certifikatën e pronësisë."

Kërkojnë nga bashkai një përgjigje pasi janë të paqartë.

"I lutem kontratën me vulë me të gjitha që unë do fle rehat se do marr diku. Nuk dua tokë, dua shtëpinë që kam bërë."

Në Kombinat disa pallate janë shembur e ndërsa disa të tjera pritet të shemben.

Sipas deklaratave të kryebashkiakut të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit në zonën e Kombinatit do të akomodohen në Tecin e vjetër të kësaj zone.

Por Ende nuk dihet se kur do të futen në shtëpi pasi procesi i rindërtimit ende po vijon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat