Makina në lëvizje merr flakë, shoferi shpëton pa lëndime

Tirana

Makina në lëvizje merr flakë, shoferi shpëton pa lëndime

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Një automjet ka marrë flakë pasditen e sotme në zonën që njihet nga të gjithë “Kthesa e Kamzës” në kryeqytet.

Sipas njoftimit të policisë dyshohet se flakët në makinë janë përhapur si pasojë e një defekti teknik në momentin kur automjeti ishte në lëvizje.

Makina është në pronësi të shtetasit me iniciale R.Gj i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa pësuar lëndime. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth ores 17:00, tek Kthesa e Kamzës, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues R. Gj, ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat