Artistë nga e gjithë bota ekspozojnë për herë të parë veprat e tyre origjinale në Tiranë, Rama: Moment i rëndësishëm

Tirana

Artistë nga e gjithë bota ekspozojnë për herë të parë veprat e tyre origjinale në Tiranë, Rama: Moment i rëndësishëm

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 19:55
Edi Rama

Këtë të premte 3200 artistë nga e gjithë bota kanë ekspozuar për herë të parë veprat e tyre origjinale në Tiranë si pjesë e koleksionit “Imagi Maundi”.

Ceremonia “Parallel 42 – A Circle of Humanity” në COD, u zhvillua në Kryeministri .

I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili falënderoi artistët për pjesëmarrjen, ndërsa u shpreh se si çdo hapësirë tjetër pandemia ishte sfiduese edhe për artin duke shtuar se tashmë është koha që të rimarrë vëmendjen që i takon.

“Nuk dua të marr shumë kohë por thjesht dua të falënderoj ata që e bënë të mundur këtë ekspozitë. Të gjitha këto vepra vijnë nga të gjithë cepat e botës dhe është dashur një këmbëngulje e madhe për ti sjellë të gjithë bashkë në këtë rreth. Kjo ekspozitë duhet të marrë jetë si një varg pëshpërimash.

I ftoj edhe të tjerë që ta vizitojnë këtë ekspozitë. Si për shumë hapësira  të tjera pandemia ka qenë shumë sfiduese dhe ky është një moment i rëndësishëm edhe për COD i cili tani sëfundmi ka filluar të marrë frymë lirisht.”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat