Punime në Unazën lindore, si do të devijohet trafiku në Tiranë duke filluar nga sot

Tirana

Punime në Unazën lindore, si do të devijohet trafiku në Tiranë duke filluar nga sot

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 10:06
Ilustrim

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se duke filluar nga sot do të ketë një devijim të trafikut në Tiranë, përshkak të punimeve që po bëhen në unazën lindore.

Me anë të një postimi në Facebook ARRSH tregon se do të jenë i bllokuar kalimi nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës.

Trafiku që vjen në këtë drejtim do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”. Gjithashtu, trafiku i cili vjen nga drejtimi i Farkës në drejtim të Tiranës, do të devijohet në krahun tjetër të kalimit..

Njoftimi i ARRSH

Në sajë të vazhdimësisë së punimeve në Unazën Lindore, duke filluar që nga data 13.11.2021 është i nevojshëm bllokimi i kalimit nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës për një afat prej 14 ditësh. Trafiku që vjen në këtë drejtim do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”.

Gjithashtu, trafiku i cili vjen nga drejtimi i Farkës në drejtim të Tiranës, do të devijohet në krahun tjetër të kalimit, si në Planin e Menaxhimit të Trafikut. Janë marrë masat për kufizimin e vendit ku do të kryhen punimet, si dhe për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme për mospengimin dhe mbarëvajtjen e qarkullimit.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat