Policia arreston 16 persona në Tiranë

Tirana

Policia arreston 16 persona në Tiranë

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Në orët e fundit, Policia e Tiranës ka arretsuar 16 persona. Uniformat blu të kryqyetit bëjnë me dije se të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 16 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

——–

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit në kërkim R. M., 48 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses.

 

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Sh. D., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë te ftohta dhe 1 aparat i dyshuar si bllokues valësh;

– A. P., 19 vjeç dhe E. H., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, Policia iu gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 doreza metalike;

– K. Sh., 20 vjeç dhe K. R., 27 vjeç pasi gjatë kontrollit fizik, Policia iu gjeti dhe iu sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

——–

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit në kërkim E. S., 28 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka dhënë vendimin “Arrest në shtëpi”, dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e Policisë nuk është konstatuar në banesë.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi i shtetasit D. Gj., 28 vjeç, sepse gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjet dhe iu  sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

——–

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– I. T., 60 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje;

– A. I., 21 vjeç pasi për motive të dobëta është konfliktuar duke e goditur me gurë dhe më pas e ka qëlluar me thikë shtetasin S. Gj., 19 vjeç.

——–

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. A., 20 vjeç dhe proceduan penalisht një shtetas të mitur 17-vjeçar pasi janë konstatuar duke hapur një mjet.

——–

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– I. U., 52 vjeç pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes:

– H. N., 52 vjeç pasi u kap me disa kuti me veshje, pa faturë shoqërimi të mallit.

——–

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasve Q. M., 52 vjeç dhe E. L., 40 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat