Policia arreston 6 persona në Tiranë

Tirana

Policia arreston 6 persona në Tiranë

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë orëve të fundit gjashtë persona. Sipas uniformave blu të kryeqytetit të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu po procedohen penalisht në gjendje të lirë edhe persë persona të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohen penalisht 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. D., 21 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin, nën efektin e lëndëve narkotike, dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. D., 18 vjeç, pasagjer në mjet, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat