Atmosferë festive në kryeqytet, ndizen dritat e pemës në “Sheshin Skënderbej”

Tirana

Atmosferë festive në kryeqytet, ndizen dritat e pemës në “Sheshin Skënderbej”

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 18:59
Ndizen dritat e pemës në “Sheshin Skënderbej”

Numërimi mbrapsht për Vitin e Ri 2022 tashmë ka nisur, ndërsa kudo ndihet atmosfera festive.

Këtë mbrëmje, kryebashkiaku Erion Veliaj, në një festë të organizuar me fëmijët, ndezi dritat e pemës në sheshin “Skënderbej”.

Lojërat ku çdokush mund të argëtohet dhe shtëpizat prej tyre ku më pas mund të bisedojnë me miqtë dhe të shijojnë një pije të ngrohtë do të mbledhë në ditët në vijim qytetarë nga Tirana dhe gjithë Shqipëria.

Veliaj premtoi se do të ketë surprizat në këto festa nuk do të kenë fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat