Zhduket 13-vjeçari në Tiranë, policia nis kërkim

Tirana

Zhduket 13-vjeçari në Tiranë, policia nis kërkim

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

Një 13-vjeçar është larguar prej ditës së djeshme nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Nëna e tij ka qenë ajo që ka denoncuar në polici, ndërsa kërkimet për gjetjen e tij kanë nisur.

“Më datë 13.02.2022, shtetasja A. U., 38 vjeçe, ka kallëzuar se djali i saj, shtetasi S. U., 13 vjeç, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer.

Punohet për gjetjen e 13-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat