Lejuan tjetërsimin e pasurisë shtetërore, arrestohen 6 punonjës të Kadastrës në Tiranë

Tirana

Lejuan tjetërsimin e pasurisë shtetërore, arrestohen 6 punonjës të Kadastrës në Tiranë

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Me urdhër të Prokurorisë Gjyqësore në Tiranë, janë arrestuar 6 persona, të cilët janë punonjës dhe ish punonjës të Agjensisë Shetrore të Kadastrës. 

Të arrestuarit në kundërshtim, me ligjin lejuan tjetërsimin e pasurisë shtetërore nëpërmjet procesit te legalizimit.

Pas hetimeve te kryera ka rezultuar qartë skema e falsifikimit të perdorur dhe të pranuar nga punonjësit shtetëror.

Të arrestuarit janë:

Hajdar Sula, është arrestuar si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimit” dhe “Fallsifikimi i dokumentave”

Klediol Bilo me detyre punonjës te ALUIZNI është arrestuar si person i dyshuar, për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim

Petro Tusha, banues në Tiranë, me detyrë punonjes ALUIZNI, është arrestuar si person i dyshuar, për kryerjen e veprave penale  të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim.

Ergys Halili, banues në Tiranë, punonjes te ASHK, është arrestuar  si person i dyshuar, për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim,

Leonard Grabova, baues në Tiranë, është arrestuar si person i dyshuar, përkryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim.

Adrian Duro, banues në Tiranë, si person i dyshuar, për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim.

Ne vijim në bashkëpunim me Seksionin e Luftes Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar ne DVP Tiranë do kryhen veprime të tjera për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtyre shtetasve por edhe të gjithë institucioneve përkatëse pasi ka dyshime të arsyeshme qe ky grup ka vepruar edhe në raste te tjera duke zhveshur objekte shtetërore nga pronësia shtet dhe duke i pasqyruara ato si ndërtime informale dhe legalizuar dhe regjistruara si prona private me pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat