KPK merr vendimin për gjyqtaren e njohur të Tiranës

Tirana

KPK merr vendimin për gjyqtaren e njohur të Tiranës

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 10:47
Shefkie Demiraj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga dertyra gjyqtaren e Tiranës, Shefkie Demiraj, pasi kjo e fundit nuk arriti të justifikonte pasurinë e saj.

Vendimi është marrë nga anëtarët e trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e përbërë nga Roland Ilia, Pamela Qirko dhe Valbona Sanxhaktari.

Demiraj njihet gjithashtu si një nga gjyqtaret që mbylli “Çështjen e Gërdecit”, ku si pasojë e shpërthimeve të municioneve humbën jetën 26 persona.

Shefkie Demiraj ka qenë pjesë e trupit gjykues të shkallës së parë për dosjen e Gërdecit. Në mars të vitit 2012, 4 vite pas tragjedisë, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë dha vendimet për 29 të pandehurit e dosjes Gërdecit, duke shpallur 7 prej tyre të pafajshëm. Trupi gjykues përbëhej nga Fatmira Hajdari, Ridvan Hado dhe Shefkie Demiraj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat