Nis së shpejti puna për sheshin fundor të Bulevardit të Ri të Tiranës

Tirana

Nis së shpejti puna për sheshin fundor të Bulevardit të Ri të Tiranës

Më: 25 maj 2023 Në ora: 21:23
Tirane

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur të enjten se së shpejti do të nisë puna për sheshin fundor në Bulevardin e Ri të Tiranës.

Kryeministri Rama ka publikuar në Facebook pamjet nga projekti i sheshit fundor në Bulevardin e Ri të Tiranës, i cili pritet të jetë një tjetër atraksion në kryeqytet.

“Ja si do të jetë sheshi fundor në Bulevardin e Ri të Tiranës për të cilin nis puna së shpejti”, ka shkruar Rama.

Qeveria e Katarit ka miratuar një grant prej 11 milionë eurosh për realizimin e këtij projekti.

Sheshi i ri do të ndërtohet në pjesën fundore të Bulevardit të Ri, përgjatë Lumit të Tiranës, dhe do të ketë disa hapësira pedonale për qytetarët.

Po ashtu, do të krijohen parqe në të dyja anët e lumit, si dhe hapësira të tjera çlodhëse e argëtuese për fëmijët dhe të rriturit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat