​Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

Tirana

​Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

Më: 20 qershor 2025 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Rinumërimi i 218 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e tyre në 11 maj.

Prej dy ditësh, kutitë e qarkut të Tiranës po numërohen për herë të dytë pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it.

Por çka po tregon ky proces, nuk është ajo që prisnin demokratët, shkruan Top Channel.

Deri tani rezulton se Partisë Demokratike i janë shtuar padrejtësisht 106 vota, ndërsa PS-së 108 vota.

Në një masë më të vogël në numërimin e parë kanë përfituar edhe Lëvizja Bashkë e cila ka marrë padrejtësisht 9 vota, koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 11 vota, PSD 5 vota dhe Partia Mundësia 1 votë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat