Plan për zhvillimin e zonës bregdetare të vendit

Turizëm

Plan për zhvillimin e zonës bregdetare të vendit

Më: 3 maj 2019 Në ora: 20:11
Ilustrim

Zhvillimi i zonës bregdetare të vendit do të bëhet sipas një plani të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit, për t’i dhënë fund gabimeve të së shkuarës.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, në një aktivitet të organizuar në Ishull Lezhë, ku tha se “pritet një vendimmarrje e Këshillit Kombëtar të Territorit se si do të zhvillohet më tutje zona e bregdetit”.

“Për fat të keq kemi parë raste të mjaftueshme, madje të tepërta, gabimi historik në raport me peizazhin, me ndërtimin e strukturave hoteliere, ashtu sikundër edhe shfaqje që nuk justifikohen më papërgjegjshmëri në aspektin e dhënies së lejes për forma zhvillimi të papajtueshme me atë që duhet”, – tha Rama.

“Nëse kjo zonë do të ishte zhvilluar si këtu dhe në vend të atyre ngrehinave të larta dhe pa sens për një bregdet kaq të brishtë do të ishte zgjedhur ky model, do të ishte një nga vijat më të frekuentuara nga niveli më i lartë i turizmit nga pikëpamja e shpenzimeve. Sepse mund të ndërtosh një objekt të madh dhe të shesësh dhomën me 50 euro, por mund të ndërtosh edhe objekte të vogla dhe të shesësh dhomën 500 euro. Këtu do të synojmë në zonat e brishta, siç është një segment i kësaj zone këtu”, – tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat