Kullat vrojtuese pa roje dhe jashtë funksionit!

Turizëm

Kullat vrojtuese pa roje dhe jashtë funksionit!

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 17 qershor 2021 Në ora: 07:29
Foto ilustrim

Disa plazhe në bregdetin shqiptar kanë dalë të jenë fatale për pushuesit e Kosovës.Kjo për fat të keq u dëshmua edhe ditë më parë kur një 44-vjeçar nga Fushë Kosova humbi jetën,e që është viktima e parë e këtij stinori turistik në Shqipëri.

Mungesa e elementeve të sugurisë:vrojtuesit,kullat me roje,shpëtimtarët,por edhe ekipet shëndetësore ishin faktorët kyç për humbjen e jetës së këtij të riu kosovar.Është trishtuese që ndihma e shpejtë të ketë arritur me një orë vonese në vendin e ngjarjes nga Shkodra.Sepse,po të arrinte me kohë kjo e fundit si dhe po të ishin aktive ekipet shpëtimtare,i ndjeri do t’i shpëtonte vdekjes.Por,ja që elementet e sigurisë të shtetit shqiptar dështuan që në nismë të stinorit turistik.Dikush duhet marrë përgjegjësi për këtë rast tragjik.Lidhur me këtë vdekje me të drejt disa protestues kosovarë kanë protestuar në plazhin e Velipojës.

Ligjet e shtetit shqiptar thonë se në çdo 250 metra në plazh duhet të vendoset nga një kullë vrojtimi me ekipet përkatëse.

Si kjo kullë vrojtimi në foto janë edhe disa tjera përgjatë bregdetit shqiptar,por për fat të keq janë jashtë funksionit.Janë boshe.Janë vetëm dekor,kurse pushuesit kosovar i kanë pushtuar plazhet e bregdetit shqiptar.

Kujtojmë që gjatë verës së vitit 2020,në bregdetin shqiptar janë mbytur 19 pushues,ku shumica ishin nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat