​Panoramë befasuese në shpellat nëntokësore të Viroit

Turizëm

​Panoramë befasuese në shpellat nëntokësore të Viroit

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 23:15
Foto ilustrim

Gjirokastra përbën një destinacion turistik gjithëvjetor. Vlerat natyrore janë një pjesë e rëndësishme në thesarin e vlerave historike, arkitekturore, kulturore dhe kulinarisë së pasur të qytetit te UNESKO-s.

Në këtë gjerdan vlerash, bën pjesë dhe Mëma e Ujit ( Virua), monument natyre.

Mëma e Ujit ndodhet 3 km larg nga qyteti dhe është një burim karstik me prurje 17 m3/sek. Uji buron nga Mali i Gjerë dhe del nga një thellësi e dukshme 5 – 6 m.

Ky monument natyre që vitet e fundit po frekuentohet edhe nga turistë vendas e të huaj, ka vlera shkencore, hidrologjike, didaktike, sportive dhe turistike.

Administrata e Zonave të Mbrojtura në Gjirokastër ka publikuar disa fotot nën ujë të bëra nga zhytësit polakë që janë vizitorët më të frekuentuar të korridoreve të thella të kësaj perle të natyrës.

Viroi, Skotinia dhe Petraniku janë tre shpella nënujore në liqenin e Viroit, të cilat ofrojnë një panoramë befasuese dhe një përvojë të pabesueshme.

I shpallur si një zonë e mbrojtur në vitin 1982, shpella nëntokësore e Viroit ka një thellësi prej 249 metra dhe është e rrethuar nga pisha të egra jashtë.

Për rreth këtij parku të mrekullueshëm ndodhet edhe shëtitorja ku jo vetëm të rinj të apasionuar pas sporteve, por edhe familjet zgjedhin të bëjnë piknik në këtë zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat