Vjeshta magjike e Drilonit, turistët vizitojnë Pogradecin

Turizëm

Vjeshta magjike e Drilonit, turistët vizitojnë Pogradecin

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 15:40
Pogradeci

Temperaturat e ngrohta në këtë fund vjeshte kanë bërë që të juglindja të përballet me një fluks të lartë turistësh.

Pogradeci gjithmonë është i preferuari për vizitorët, ku një nga pikat më tërheqëse të qytetit liqenor mbetet Driloni.

Fundjavat në këtë park janë të tejmbushura me familjarë, nxënës ekskursionistë, apo dhe të huaj që vizitojnë Shqipërinë.

Të shijosh qetësinë, ajrin e pastër, ngjyrat e mrekullueshme të vjeshtës, shëtitjet me varkë, janë përbërësit e recetës magjike që ofron Driloni për turistët.

“Për një mijë arsye, kemi një shtëpi tonë të vogël këtu, Është një vend  perfekt, për ne, sipas nesh, në çdo stinë”, u shpreh një turiste.

E sigurisht që ka edhe prej atyre që krahas kënaqësisë që marrin në këtë vend kërkojnë edhe më shumë vëmendje për të.

“Ambienti i mirë. Duhet të punohet më tepër për pastërtinë”, u shpreh një qytetar.

Jo vetëm nga qytetet shqiptare, por edhe vizitorët nga Kosova janë të shumë në numër fundjavave buzë liqenit.

Ndërkohë vitin e ardhshëm pritet që të nisë investimi i ri për Parkun Ujor Drilon-Tushemisht, i cili do t’i japë një fytyrë të re kompleksit të mrekullueshëm natyror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat