​Shtegu Lëpushë-Theth, mrekulli mes maleve shqiptare

Turizëm

​Shtegu Lëpushë-Theth, mrekulli mes maleve shqiptare

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 12:54
Shtegu Lëpushë-Theth

Shtegu Lëpushë-Theth, i cilësuar si magjia e alpeve shqiptare është kthyer në një ndër destinacionet më të preferuara të turistëve.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot pamje nga kalimi i turistëve në këtë shteg, që janë të pasionuar pas alpinizimit.

Ajo shprehet se ecja në shtigjet e shënjuara brenda zonave të mbrojtura është bërë prej sporteve më të dashura të natyrës dhe po aq promovuese të këtyre territoreve. Turizmi Malor është një alternativë e shkëlqyer për të pasionuarit pas alpinizimit.

Thethi, Valbona e deri tek “Bjeshkët e Nemuna” në Shqipëri po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë vendas e të huaj në të gjitha stinët e vitit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat