​Rafting në lagunën Vjosë-Nartë

Turizëm

​Rafting në lagunën Vjosë-Nartë

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 10:34
Turistë të shumtë kanë preferuar të ushtrojnë sportin e rafting në lagunën Vjosë-Nartë.

Gjatë viteve të fundit sportet e ujit në Shqipëri janë kthyer në guida turistike mjaft të pëlqyera nga turistët e aventurës.

Rafting është ndër sportet ujore të cilat po praktikohen në kanionet dhe lumenjtë e shumtë që ofron Shqipëria.

Kohët e fundit ky sporti i bukur i është shtuar aktiviteteve eko-turistike, që mund të zhvillohen në kompleksin natyror “PM Vjosë-Nartë- PN Lugina e Vjosës”.

Turistë të shumtë kanë preferuar të ushtrojnë sportin e rafting në lagunën Vjosë-Nartë.

Si një zonë natyrore e paprekur, gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti të apasionuarit pas këtij sporti do të impresionoheni nga ujërat e pastër të lumit Vjosë, si dhe nga natyra e pasur e zonës dhe prezenca e specieve të rëndësishme.

Laguna e Nartës është një nga ligatinat më të mëdha dhe më të rëndësishme bregdetare të Shqipërisë për shkak të biodiversitetit të saj të mahnitshëm.

Bukuria e saj konsiston në jetën e saj të pasur detare, larminë e llojeve bimore, dunat ranore apo dhe delta e lumit Vjosa. Kjo lagunë është gjithashtu e përshtatshme edhe për zhvillimin e turizmit pasi, ju përveçse mund të vrojtoni shpendët mund të shijoni edhe natyrën e pasur të zonës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat