Një arratisje në Belleview do t’ju bëjë ta harroni të nxehtin e verës

Turizëm

Një arratisje në Belleview do t’ju bëjë ta harroni të nxehtin e verës

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 16:34
Ilustrim

Kjo është një nga verat më të nxehta që kemi përjetuar dhe e dimë se gjithçka që po mendoni janë disa pushime të mira në bregdet. Shqipëria është e bekuar me vende shumë të bukura bregdetare dhe perla e jugut nuk ka asgjë më pak se destinacionet e famshme turistike në Evropë.

E po ashtu, mund ta themi me bindje se kemi struktura akomoduese që ofrojnë gjithçka që mund të kërkojmë për një palë pushime me pesë yje! E themi këtë sepse Belleview Apartments është kujdesur t’ju ofrojë gjithçka që ju duhet për pushimet e ëndrrave. Vendi i preferuar i këngëtarëve për të realizuar videoklipet verore, i ka hapur dyert për të gjithë ata që duan një eksperiencë të paharrueshme pushimesh këtë sezon.

Belleview ju jep mundësinë të zgjidhni apartamentin që ju përshtatet nëse jeni çift, familje apo një grup i madh shoqëror (ose familjar). Me vendndodhje në Vlorë, apartamentet e Belleview gjenden shumë pranë detit, duke ofruar komoditetin që të gjithë duam për pushime.

Edhe pse pushimet nisin që pa dalë ende nga shtëpia, sepse apartamentet kanë ballkon, tarracë, TV, kuzhinë të pajisur me të gjitha elektroshtëpiaket e nevojshme, WiFi falas dhe po ashtu kanë akses në restorant e bar. Dhe për çdo gjë që mund t’u nevojitet, stafi është i gatshëm për t’ju ndihmuar në çdo kohë.

Diçka që duhet theksuar është se në Belleview do të shihni perëndimet më të bukura ndonjëherë.

Perëndimin e diellit mund ta shijoni të shoqëruar me një gotë verë në xhakuzin në tarracë me pamje nga deti. A ka një mënyrë më të bukur për ta mbyllur ditën dhe për të nisur një mbrëmje të gjatë?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat