Thethi mbushet me turistë: Asnjë dhomë e lirë

Turizëm

Thethi mbushet me turistë: Asnjë dhomë e lirë

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 12:46
Turistët shprehen të kënaqur me çdo gjë që të ofron Thethi

2000 shtretërit dhe rreth 500 dhomat që janë kapacitet maksimale të akomodimit në Theth për një natë,  nuk po mjaftojnë për të pritur turistët.

Si këtë vit, asnjëherë me parë kjo pike turistike nuk ka pasur kaq shume  vizitor, madje shume prej tyre janë detyruar të kthehen pas.

Përballë çmimeve të larta në tregje, Martini ka vendosur të mbjellë vete thuajse çdo produkt , duke  mos rritur tarifat në bujtinën e tij.

Turistët shprehen të kënaqur me çdo gjë që të ofron Thethi.

“Ne jemi këtu prej dy ditësh me familjen dhe gjithçka është shume e bukur. Po kënaqemi. Ajo çfarë nuk me pëlqeu është se dje shkova ne 3 restorante të zonës dhe ishin plot. Nuk kishte me asnjë vend. Do tjua sugjeroj Thethin miqve të mi gjerman por jo ne vere pasi ka shume njerëz”.

“Shqipëria dhe Thethi janë fantastike. Çfarë natyre kemi gjetur këtu dhe sa shume vende për Aventura. Njerëzit janë gjithmonë të qeshur me ne dhe do te rikthehem sërish sepse jam bërë shok me të gjithë fshatin”.

Por jo gjithçka është kaq perfekte sipas operatoreve turistik të cilët kanë ankesa për furnizimin me energji elektrike në kulmin e sezonit.

Thethi ka një kapacitet pritës për 2000 vizitor por nëse llogariten edhe turistët me kampingje atëhere numri i tyre shkon deri në mbi 3000 turistë në natë. 

Pamjet KËTU

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat