Turistë nga e gjithë bota këtë verë në Shkodër, spikatën kinezët të tërhequr nga historia

Turizëm

Turistë nga e gjithë bota këtë verë në Shkodër, spikatën kinezët të tërhequr nga historia

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 09:05
Shkodra

Kjo verë duket se kanë mjaft e mirë për turizmin në Shkodër. Kjo pasi turistë nga e gjithë bota u tërhoqën nga bukuritë natyrore, pasuritë kulturore dhe aktivitetet e zhvilluara atje.

Të shumtë ishin turistët këtë verë, megjithatë spikatën ato kinezë.

Gazetari i Ora News Bepin Kolvataj, në një lidhje për Ditë e Re, në RTV Ora u shpreh se numri i lartë i turistëve këtë verë në Shkodër ishte dhe për shkak të përmirësimit të paketave turistike.

Arjon Muça: Unë kam pasur mundësi ta eksploroj Shkodrën këtë verë dhe kam parë turistë nga e gjithë bota. Por pyetja lidhet me disa tipologji turistësh:

A nuk je çuditur dhe ti si shkodran kur shihje kinezë në Shkodër?

Bepin Kolvataj: Apsolutisht jo. Madje dëshiroj të ketë turistë nga e gjithë bota.

Ajo që vlen më shumë nga kjo tipologji turistët është se kinezët nuk vijnë për të parë bregdetin e Shkodrës apo atë që ofron turizmi veror, por vijnë për turizmin historik.

Ata ndalojnë qoftë në muzetë e Shkodrës, në zonat arkeologjike dhe Alpet e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat