Pushimet e vjeshtës: Qytetet europiane më të lira

Turizëm

Pushimet e vjeshtës: Qytetet europiane më të lira

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Për herë të parë në 15 vjet, pushimet një fundjavë në Europën Perëndimore kushtojnë më lirë se ato në qytetet lindore, referuar një analize të 20 destinacioneve kryesore turistike.

Athina dhe Lisbona ofrojnë çmimin më të mirë për pushimet e vjeshtës – specifikisht për udhëtimet e shkurtra në fundjavë – sipas një raporti vjetor nga Post Office Travel Money.

Pushimet e fundjavës në Athinë tani kushtojnë mesatarisht 240 euro – 15% më pak se vitin e kaluar dhe gjysma e kostos së nevojshme për në Paris, ku çmimet janë rritur me 25%.

Megjithëse çmimet mesatare të hoteleve janë rritur ndjeshëm në Lisbonë – nga 43 euro/nata në shtator 2021 në 67 euro/tani – qyteti i Portugalisë u rendit i dyti.

Krakovi, Riga, Budapesti dhe Praga vijnë më pas, të ndjekura nga Madridi, Berlini, Dubrovniku dhe Roma. Kjo është hera e parë që Madridi, Berlini dhe Roma shfaqen në top 10.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat