Rexhepi: Qeveria mbështet projektet për tërheqjen e turistëve

Turizëm

Rexhepi: Qeveria mbështet projektet për tërheqjen e turistëve

Më: 13 prill 2023 Në ora: 13:42
Emilija Rexhepi

Me ftesë të Qeverinë e Republikës së Turqisë Kosova po merr pjesë në panairin ndërkombëtar të turizmit EMIT2023, e që është panairi i tretë më i madh në Evropë.

Në këtë panair Kosova promovon potencialin turistik të saj përmes Shoqatës së Turizmit të Kosovës dhe kompanive turistike.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se si Qeveri, mbështesim plotësisht të gjitha projektet e infrastrukturës zhvillimore për të tërhequr sa më shumë turistë, të cilët deri më tani e përdornin vendin tonë vetëm si tranzit dhe jo si destinacion të qëndrimit të mundshëm disaditor.

Sigurisht që prania e Kosovës në këtë panair do të kontribuojë në promovimin dhe tërheqjen e sa më shumë turistëve nga vende të ndryshme të botës. Është e rëndësishme të theksohet se potenciali turistik i Kosovës po zhvillohet vazhdimisht dhe se ka shumë bukuri të pazbuluara”, ka shkruar Rexhepi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat