Durrësi gati të presë turistët e huaj

Turizëm

Durrësi gati të presë turistët e huaj

Më: 7 maj 2023 Në ora: 23:35
Foto ilustrim

Durrësi do të presë mijëra pushues të huaj këtë vit. Hoteleritë në qytetin bregdetar janë prenotuar në mbi 90 përqind të kapacitetit të tyre, duke kaluar çdo pritshmëri ende pa nisur fluksi i sezonit.

“Flasim për turizëm të organizuar. Do të jetë ‘boom’ 2023-shi spse shohim nga kërkesa që tur-operatorët europianë, interesi që kanë treguar deri tani për tregun shqiptar”, tha Fatos Çerenishti.

“Besoj që do jetë më mirë sesa 2022 sepse kërkesa është më e lartë, është shtuar edhe numri i turistëve të huaj”, tha Blerim Norja.

Turistë nga vendet e Evropës dhe  vendeve skandinave, janë ata që i kanë mbyllur prenotimet më herët.

“Kemi mbyllur goxha kontrata me agjenci edhe të huaja edhe shqiptare. Këtë vit do të ketë shumë italianë. Ka kërkesa nga austriakët, gjermanët”, tha Ndriçim Duka.

Durrësi numëron mbi 170 hotele e resorte turistike me një kapacitet akomodues me mbi 10 mijë shtretër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat