​Turizmi i vrojtimit të shpendëve, vizitorët gjermanë njihen me Parkun e Prespës

Turizëm

​Turizmi i vrojtimit të shpendëve, vizitorët gjermanë njihen me Parkun e Prespës

Më: 31 maj 2023 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Me ardhjen e stinës së verës vihet re dhe rritje e numrit të turistëve në zonat e mbrojtura në Shqipëri.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura publikoi në rrjetet sociale momente nga vizita e turistëve në këto zona.

“Një grup turistësh gjermanë, të apasionuar pas natyrës dhe vrojtimit të zogjve, u shoqëruan nga stafi i AKZM Korçë, ku patën mundësi të njiheshin me Parkun Kombëtar të Prespës, si edhe të zhvillonin birdwatching”, shkruan AKZM.

Turizmi i vrojtimit të shpendëve përherë e më shumë po tërheq vizitorë të apasionuar pas tij.

Ky lloj turizmi është një mundësi e mirë për të afruar njerëzit me shpendët dhe për t’u treguar atyre se çfarë tiparesh dhe vlerash ka secili shpend.

Të pajisur me dylbi dhe teleskopë, grupi i të pasionuarve pas shpendëve synon të tregojë se entuziazmi për zogjtë duhet të shërbejë për mbrojtjen e tyre.

Turizmi i vëzhgimit të shpendëve apo kafshëve të egra, tashmë po kthehet në një lëvizje të vërtetë turistike edhe për vendin tonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat