​Dyfishohen shifrat, 50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës

Turizëm

​Dyfishohen shifrat, 50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 08:09
Kalaja e Gjirokastrës

Kalaja e Gjirokastrës ka arritur një numër të lartë vizitorësh për periudhën nga 1 janari deri më 15 qershor 2023.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër ka informuar se vizitat turistike në Kalanë e Gjirokastrës për këtë periudhë kanë ardhur gjithnjë në rritje, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Madje, rritja kësaj here llogaritet në 122,6%.

50 mijë vizitorë janë regjistruar gjatë kësaj periudhe ose 27541 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2022. Një vit më parë nga 1 janari-15 qershor janë regjistruar rreth 22 mijë vizitorë vendas e të huaj.

Kalaja mesjetare e Gjirokastrës është nga më të mëdhatë në rajonin e Ballkanit, shkruan Atsh. Kalaja ka formën e një anijeje të madhe të gurtë, e cila shtrihet në një hapësirë prej 335 metrash, mbi kodër, nga ku mund të shihet qyteti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat