Tkurren plazhet private, në Pogradec mbi 80% e sipërfaqes do të jetë publike

Turizëm

Tkurren plazhet private, në Pogradec mbi 80% e sipërfaqes do të jetë publike

Më: 23 janar 2025 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

Ligji i ri i qeverisë shqiptare mbi mënyrën e dhënies për shfrytëzim të hapësirave të plazheve private ka bërë që në Pogradec gjatë verës së këtij viti, 80 për qind e hapësirës buzë liqenit të jetë publike dhe vetëm 20 për qind të jepet për subjektet private që plotësojnë kushtet.

Drejtoria përkatëse në bashkinë e Pogradecit ka marrë masa edhe për administrimin e sipërfaqes publike të plazheve në shërbim të vizitorëve.

Sakaq, ky vendim i qeverisë shikohet me skepticizëm nga shoqata e biznesit në qytetin liqenor.

Sipas tyre, kjo mënyrë e shpërndarjes rrezikon të godasë dhe të ulë të ardhurat e biznesit gjatë periudhës së vetme kur ata shpresojnë të krijojnë të ardhura.

Nga mbi 60 biznese që kanë operuar në vitet e kaluara në plazhet në Pogradec, këtë vit pritet që të pajisen me leje rreth 25 të tillë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat