​Protestohet kundër privatizimit të hapësirave bregdetare në Ulqin

Turizëm

​Protestohet kundër privatizimit të hapësirave bregdetare në Ulqin

Më: 5 prill 2025 Në ora: 14:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Në ditën e Ulqinit që rëndom festohet, sot është protestuar.

Nga mesditë në këtë qytet bregdetar në vendin e njohur si Ranë, te Plazhi i Vogël në Ulqin ka filluar të mbahet protestë qytetare si reagim ndaj tentativës për dhënien me qira dhe privatizimin e hapësirave publike bregdetare.

Një numër i madh qytetarësh të Ulqinit janë mbledhur për të protestuar kundër asaj që ata e konsiderojnë si “shitjen e Ulqinit”.

Motoja e protestës është: Ulqini nuk është në shitje.

Komuna e Ulqinit ka përcjellë edhe mesazhet për qeverinë duke thënë se janë pro investimeve dhe zhvillimit, por jo me kushte që dëmtojnë interesat e qytetit. Po ashtu kanë kërkuar transparencë dhe pjesëmarrje në vendimet për të ardhmen e qytetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat