Si po promovohet Shqipëria në rrjetet sociale

Turizëm

Si po promovohet Shqipëria në rrjetet sociale

Më: 6 korrik 2025 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Nga jugu në veri, Shqipëria është gjithnjë e më shumë në sytë e botës, jo vetëm përmes mediave vendase e ndërkombëtare, por edhe përmes telefonave të influencuesve.

Hashtag, Reels dhe Story në Instagram, Facebook, TikTok e YouTube, miliona ndjekës nga mbarë bota zbulojnë jo vetëm plazhet fantastike me ujëra të kaltër, por edhe malet, kulturën, kuzhinën dhe traditën shqiptare.

Por rruga deri te këto pamje nuk është gjithnjë spontane. Përveç panaireve, Agjencia Kombëtare e Turizmit zhvillon fam trip-e me influencues e blogerë, me qëllim rritjen e vëmendjes ndaj Shqipërisë dhe ofrimin e përmbajtjeve online.

Vetëm një video e tillë solli mbi 1 milion shikime në 24 orë. Të njëjtën javë, fluksi i vizitorëve në Shkodër u rrit me 12%.

Për blogerët freelance është krijuar aplikacioni TEA, që ofron orientim në kohë reale dhe informacione për aktivitete turistike.

Influencuesit sjellin vëmendje, por Shqipërisë i mbetet ta bindë turistin me realitetin përtej Instagramit, pasi turizmi nuk është vetëm filter, por mbi të gjitha është përjetim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat