Këto pesë artikuj ushqimorë e rregullojnë më së miri tensionin e gjakut - Bota Sot
Këto pesë artikuj ushqimorë e rregullojnë më së miri tensionin e gjakut

Ushqime

Këto pesë artikuj ushqimorë e rregullojnë më së miri tensionin e gjakut

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 19:10
Foto ilustruese

Tensioni i lartë është jashtëzakonisht i rrezikshëm, pasi që mund të shkaktojë probleme shtesë në të gjithë organizmin, kështu që përveç përdorimit të medikamenteve, e rëndësishme është që t’i kushtohet vëmendje edhe asaj çfarë konsumohet.

Këto pesë artikuj ushqimorë në masë të madhe ndihmojnë në rregullimin e tensionit të gjakut, ja arsyet pse domosdosshmërisht duhet të gjenden në pjatën tuaj.

PANXHARI – Një hulumtimi ka treguar se pacientët me tension të lartë të gjakut që pinë lëng panxhari, treguan progres të pabesueshëm në uljen e tensionit. Një tjetër studim zbuloi se nitratet në lëng që e ulin tensionin e gjakut janë të vlefshme për 24 orë.

BORONICAT – Janë të pasura me flavonoide, e ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe e rregullojnë tensionin e gjakut. Boronicat janë pothuajse gjithmonë të disponueshme, në formë të freskët ose të ngrirë, ndërsa ju mund t’i shtoni ato gjatë çdo mëngjesi ose t’i konsumoni në vend të darkës.

PATATET – Kaliumi dhe magnezi, dy mineralet që ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut, që gjenden në patate. Ajo gjithashtu përmban fibra që janë një përbërës i detyrueshëm në çdo dietë të shëndetshme, që është, një dietë.

VAJI I ULLIRIT – Vepron në mënyrë efektive mbi lipidet në gjak, por njëkohësisht e zvogëlon tensionin e gjakut. Një nga studimet e shumta ka treguar se tensioni i gjakut zvogëlohet, nëse më së shumti e përdorni vajin e ullirit.

ÇOKOLLATA E ZEZË – Përmban flavonoide që i bën enët e gjakut elastike, ndërsa efekti i uljes së tensionit është vërtetuar në shumë studime. Në ditë, konsumoni 15 gram çokollatë e zezë, me së paku 70% kakao.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...