Flet shkenca! A është i rrezikshëm gatimi me vaj ulliri?

Ushqime

Flet shkenca! A është i rrezikshëm gatimi me vaj ulliri?

Më: 8 prill 2019 Në ora: 17:55
Foto ilustruese

Por ajo që specialistët neglizhojnë të thonë është fakti që këto benefite shumë të mira të këtij lloj vaji mund të shkatërrohen gjatë kohës që digjet. Është e vërtetë se gjatë kohës që vaji i ullirit digjet, mund të shkaktojë shumë dëme në shëndet, përfshirë edhe sëmundje të rënda si kanceri. Djegia e vajit shkakton shkatërrimin e enzimave, proteinave natyrale, duke sjellë në këtë mënyrë rritjen e karbohidrateve dhe sheqerit, humbjen e vitaminave dhe mineraleve, si dhe eliminimin e ujit.

Pra, është i rrezikshëm gatimi me vaj ulliri?

Ok, është një pikëpyetje që është bërë shpesh: Duhet të gatuash apo jo me vaj ulliri? As nga shkenca nuk ka një përgjigje të prerë, ama nga studimet e fundit, ka rezultuar se nëse gatuhet, vaji i ullirit i humbet të gjitha cilësitë e tij që e bëjnë të ndryshëm nga të tjerët, sa u përket vetive kurative. Sipas studiuesve, në çdo lloj gatimi në temperatura të larta, vihet re humbja e cilësive të vajit të ullirit.

Arsyet janë disa:

Kur vaji i ullirit nxehet, cilësia e tij degradon, duke humbur një pjesë të madhe të vlerave.  Kjo vlen për të gjitha mënyrat e gatimit (ushqimet e skuqura apo të pjekura).

Vajrat vegjetale oksidohen me kalimin e kohës, nga ekspozimi ndaj ajrit dhe temperaturës. Ky proces përshpejtohet në rastet e temperaturave të larta.

Vaji i ullirit ka më shumë antioksidantë se vajrat e tjera dhe përbërës bioaktivë, të cilët mendohet se janë efektivë në parandalimin e shumë sëmundjeve, si kanceri.

Vaji i misrit dhe vaji i lulediellit osidohen më lehtë se vaji i ullirit dhe vaji i arrës së kokosit, kështu që gatimi me këta është më i këshillueshëm.

Vaji i ullirit i virgjër dhe ekstra i virgjër kanë përmbajtje të lartë antioskidantësh. Disa studime kanë treguar, madje, se vaji i ullirit prodhon më pak produkte oksidimi se llojet e tjerë të vajrave.

Përfundim:

Skepticizmi i disa studiuesve u vërtetua pas testimeve në grupet e ndryshme të njerëzve. Vaji i ullirit, sigurisht nuk është në grupin e vajrave me përmbajtje të lartë toksike, por edhe pse e vogël, edhe ai ka sasi oksidimi. Nëse vazhdoni të përdorni vaj ulliri ekstra të virgjër për gatim, atëherë duhet të bëni kujdes që të jetë vërtet i tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat