Meshkujt që konsumojnë më pak mish, jetojnë më gjatë! - Bota Sot
Meshkujt që konsumojnë më pak mish, jetojnë më gjatë!

Ushqime

Meshkujt që konsumojnë më pak mish, jetojnë më gjatë!

Më: 15 prill 2019 Në ora: 11:27
Ilustrim

Sipas shkencëtarëve finlandezë, meshkujt që konsumojnë më shumë se gjysmë kg mish, kanë 23 % më shumë gjasa që të jetojnë më gjatë sesa të tjerët.

Këtu bëhet fjalë për mishin e kuq, për mishin e pulës por edhe për të brendshmet e kafshëve dhe shpendëve. Prandaj, një dietë e pasur me mish mund të jetë tepër e dëmshme për jetëgjatësinë. Shkencëtarët analizuan dietat ushqimore dhe shëndetësore për 2,641 burra të moshave 42-60 vjeç, për një periudhë prej 22 vjetësh. Gjatë viteve të studimit, 1,225 prej tyre humbën jetën.

Rezultoi se meshkujt që konsumonin më pak se 76 gramë mish në ditë jetuan më gjatë sesa ata që konsumonin ata deri në 251 gramë mish në ditë. Ky studim është publikuar në American Journal of Clinical Nutrition.

Të tjera të dhëna lidhur me dietën ushqimore treguan se konsumimi i produkteve si peshk, vezë, qumësht apo perimet, nuk ndikojnë në vdekshmëri. Studimi mori në shqyrtim edhe lidhjen genetike, stilin e jetesës, gjendjen shëndetësore, situatën ekonomike, pasi të gjitha këto po ashtu ndikojnë në jetëgjatësinë e gjithësecilit.

Image
Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...