Super ushqimet: Kombinim i energjisë, shëndetit dhe shijes - Bota Sot
Super ushqimet: Kombinim i energjisë, shëndetit dhe shijes

Ushqime

Super ushqimet: Kombinim i energjisë, shëndetit dhe shijes

Më: 19 prill 2019 Në ora: 11:34
Ilustrim

Për të përfituar sa më shumë energji në një kohë të shkurtër duhet të zgjedhim ushqimet e duhura. Të quajtura ndryshe super ushqimet, ato përmbajnë proteina, hekur, kalcium, vitaminë C dhe grupin e karbohidrateve komplekse. Veçanërisht përmbajtja e karbohidrateve është e nevojshme për të furnizuar trupin shpejt me energji.

Gjithashtu, ushqimet e pasura me fibra, proteina dhe yndyrna ‘të mira’ janë fantastike për të siguruar energji në kohë të shkurtër. Minimizoni konsumin e ushqimeve të shpejta të fast-foodit, ëmbëlsirave apo pijeve energjike.

 Çaji bimor

Çaji bimor përmban një sërë përfitimesh për shëndetin dhe lëkurën. Provini çajin jeshil në vend të kafes kur keni nevojë t’u furnizuar me energji. Ai ka një kombinim të L-theanine dhe të kafeinës.

Banane

Bananet kanë sasi të larta të proteinave dhe janë burim i kaliumit. Ato ndihmojnë që funksionet nervore të operojnë siç duhet. Perfekt për të përgatitur smoothie dhe për të zëvëndësuar pijet e gatshme energjike.

 Boronica

Boronicat janë shumë të shijshme dhe të shëndetshme! Ato janë të pasura me fibra, të cilat e furnizojnë trupin me energji që mbajnë për orë të tëra. Janë një shtesë fantastike në bollgur / tërshërë apo në kos.

Fara kungulli

Kungulli është një nga superushqimet që njihet për vlerat e larta që përmban. Farat e tij janë të pasura me vitaminë A dhe minerale si mangani, zinku, bakri dhe magnezi. Këto minerale janë shumë të mira për shëndetin e kockave dhe rritjen e forcës trupore.

Fara kërpi

Konsiderohen si bimët më të vlefshme për shkak të përmbatjes së lartë të proteinave me bazë bimore. Kanë përmasa të vogla, por janë ndër më të mirat për të furnizuar me energji dhe për të ndihmuar trupin të krijojë qëndrueshmëri. Shtojini ato në recetat e sallatave apo perimeve që përgatisni.

Bajame

Janë furnizues fantastikë të energjisë dhe të elementëve që nxisin kujtesën. Bajamet janë gjithashtu burim i vitaminës E dhe acideve yndyrore Omega-3. Mund t’i përfshini shumë lehtë në gatimet e përditshme.

Arra

Arrat janë të shijshme dhe ushqyese. Ato janë një shtesë e mirë për mëngjesin tuaj, pasi ndihmojnë në parandalimin e shtimit të peshës. Edhe pse kanë sasi të larta të kalorive, studimet tregojnë se trupi nuk i përthith të gjitha yndyrnat që ato përmbajnë. Janë burime shumë të mira të kaliumit dhe magnezit.

Vezët

Janë të pasura me proteina dhe shumë të lehta e të shijshme për t’u shtuar në vaktet gjatë javës.  Studimet tregojnë se konsumi i vezëve rrit ndjesinë e plotësisë, zvogëlon marrjen e kalorive në vaktin e ardhshëm dhe ndihmon në ruajtjen e nivelit të qëndrueshëm të sheqerit dhe nivelit të insulinës në gjak. Vezët janë gjithashtu një nga burimet më të mira të Kolinës, një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për shëndetin e trurit dhe mëlçisë.

Portokalli

I pasur me vitaminë C dhe kalium, portokalli siguron energji në mënyrë të vazhdueshme. Gjatë konsumit të tij përfitohen dhe vlera shumë të mira, të cilat sigurohen nga Pektini dhe fibra në membranën e frutit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...