Luftojeni ftohjen me mish peshku - Bota Sot
Luftojeni ftohjen me mish peshku

Ushqime

Luftojeni ftohjen me mish peshku

Më: 20 maj 2019 Në ora: 17:37
Ilustrim

Peshqit me vaj, duke përfshirë, tunën dhe salmonin, janë të pasur me acide yndyrore omega-3, përbërës që ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacionit të dëmshëm në trup.

Inflamacioni kronik pengon që sistemi imunitar të funksionojë siç duhet dhe mund të kontribuojë në ftohje dhe grip, si dhe në sëmundjet më serioze.

Omega 3 mund të luftojë ftohjet në më shumë se një front.

Në një studim të botuar në “Brain, Behavior and Immunity”, studentët e mjekësisë që morën shtesa të vajit të peshkut për tre muaj kishin nivele më të ulëta të inflamacionit dhe gjithashtu më pak simptoma të një gjendje që vetë mund të dobësojë funksionin imunitar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...