Ëmbëlsira e quajtur “Mëngjesi grek”, është e vjetër mbi 6 mijë vjet. Ajo për herë të parë u përgatit në Greqinë e Lashtë dhe në Lindjen e Mesme, ku përmendet edhe tek “Iliada” e Homerit me emrin “Intrion”.
Kjo ëmbëlsirë është një përzierje e 2 përbërësve super të shëndetshëm: susam dhe karamele. Këta dy përbërës mund luftojnë depresionin, sklerozën dhe presionin e lartë të gjakut.
“Mëngjesi grek”, ka shumë veti tjera shëruese. Është burim i zinkut, fibrave, magnezit, kalciumit, kaliumit, bakrit dhe një numri të madh të vitaminave. Kjo ëmbëlsirë gjithashtu rregullon nivelet e sheqerit në gjak, ndihmon në rregullimin e rrahjeve të parregullta të zemrës, në presionin e lartë të gjakut, dhe do ju jep energji.
Receta:
Përbërësit:
-Tahini (pastë e bërë nga susami i pastër),
-Mjaltë natyral.
Përgatitja:
Ju duhet një blender. Skuqni susamin në një tigan derisa të kthehet në ngjyrë të argjendtë. Kur të jenë ftohur hidhini në blender dhe shtoni susam ose vaj ulliri. I përzieni derisa të përftohet një masë-paste.
Përziejeni mjaltin, si dhe mund të shtoni disa arra, bajame ose fistikë nëse dëshironi. Bëni topa të vegjël nga përzierja dhe topthat i mbuloni me më shumë susam. Më pas i lini të ftohen në frigorifer dhe mund të konsumoni 2-3 toptha në ditë.
Grekët u jepnin këtë ëmbëlsirë luftëtarëve të tyre para se të shkonin në luftë, për energji dhe qëndrueshmëri.