Si të përgatitni fruta të thata në shtëpi? - Bota Sot
Si të përgatitni fruta të thata në shtëpi?

Ushqime

Si të përgatitni fruta të thata në shtëpi?

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 18:37
Foto

Secili nga ne në kuzhinë mbanë rrush të thatë apo fruta të tjera të thata si datat, kumbulla, fiq, apo kajsi!

Por kohet e fundit në tregjet tona gjeni për të blerë edhe fruta të tjera të thata më pak të zakonshme, të tilla si mango, banane,molla, ananas e të tjera.

Një nga avantazhet e frutave të thata është se ato peshojnë më pak dhe kanë jetëgjatësi më të madhe.
Përveç praktitetit, frutat e thata kanë shumë përfitime të tjera!

Prandaj sot Unik ka vendosur t’ju tregoj se si ti përgatisni frutat e thata në shtëpi.

Filloni duke zgjedhur një fryt të dehidratoni. Lani mirë frutin dhe hiqni pjesët e pangrënshme.

Ka disa fruta që mund tua lini lëvoren, siç janë mollët dhe pjeshkat, të cilat piqen më shpejtë nëse i qëroni.

Preni në copë të vogla, më së miri feta sepse ashtu do të thahen më shpejtë.

Në mënyrë që frutat të duken tërheqëse dhe të minimizojnë njollat, vendosni në ujë me limon dhe lini ashtu për 10 minuta. Më pas kulloni dhe thani me një peshqir.

Ngroheni furrën në një temperaturë minimale (rreth 50 gradë).

Përdorni një temperaturë më të ulët për fruta të hollë, si mollët me feta, bananet dhe pjeshkat. Luleshtrydhet kërkojnë një temperaturë më të lartë. Me kalimin e kohës, do të mësoni sa kohë i duhet secilit frut për tu tharë në furrë.

Mos i lini afër njëra tjetrës, sepse mund të ngjitën. Shtroni letër për pjekje në tepsi.

Ky proces zakonisht zgjat rreth një orë e gjysmë.

Kur frutat janë të thata, hiqni atë nga furrën dhe lini që të ftohen mjaftueshëm para se si mbyllni në ndonjë enë që më së miri është të jetë e qelqit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...