Perimet dhe frutat e ngrira janë më të shëndetshme se të freskëtat! Ja përse - Bota Sot
Perimet dhe frutat e ngrira janë më të shëndetshme se të freskëtat! Ja përse

Ushqime

Perimet dhe frutat e ngrira janë më të shëndetshme se të freskëtat! Ja përse

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 20:37
Foto

Ju ndoshta jeni të vetëdijshëm se duhet të përpiqeni të hani sa më shumë fruta dhe perime që të mundeni për një shëndet të mirë. Por, çka ndodh nëse frutat dhe perimet që ju konsumoni nuk janë të sezonit? Mund të jetë koha për të përdorur ato perime dhe fruta që ju keni ruajtur në ngrirje.

Konsumimi i frutave dhe perimeve të ngrira ju bën që të shijoni manaferrat tuaja të preferuara ose pjeshkë gjatë dimrit, me një shije natyrale dhe pa kimikate.

Në fakt, hulumtimet kanë zbuluar se frutat dhe perimet e ngrira mund të kenë po aq shumë vitamina, dhe ndonjëherë edhe më shumë, në krahasim me të freskëtat.

“Përveç ruajtjes së vitaminave, ngrirja është mënyra më e mirë për të ruajtur komponimet e bimëve të dobishme që ndihmojnë në mbrojtjen kundër sëmundjeve”– shpjegoi Mary Ann Lila, drejtoreshë e Institutit për Shëndetin e Njerëzve në Universitetin Shtetëror të Karolinës së Veriut.

Frutat e ngrira janë zgjedhur në mënyrë komerciale në kulmin e pjekjes dhe pastaj individualisht të ngrira dhe të paketuara nën një atmosferë azoti. Ekspozimi i frutave dhe perimeve në azot e ndihmon ruajtjen e lëndëve ushqyese.

Ngrirja gjithashtu ndryshon strukturën e fibrave, duke i bërë perimet më të buta dhe më pak të grimcuara, dhe më të lehta për të përtypur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...