Ushqimet që e luftojnë depresionin më mirë sesa ilaçet - Bota Sot
Ushqimet që e luftojnë depresionin më mirë sesa ilaçet

Ushqime

Ushqimet që e luftojnë depresionin më mirë sesa ilaçet

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Depresioni i ka efektet e veta në shëndetin fizik sikurse në atë mendor, prandaj trajtimi i kësaj sëmundje duhet ta përfshijë edhe shëndetin fizik edhe atë mendor.

Më poshtë ju sjell disa ushqime të cilat, sipas ekspertëve, ndihmojnë në trajtimin e sëmundjes së depresionit.

Boronicat
Boronicat kanë veti antioksiduese të cilat e zvogëlojnë stresin oksidativ, e që është karakteristika kryesore e kësaj sëmundje. Boronicat po ashtu e mbështesin rritjen e qelizave të reja, e kjo është një mënyrë tjetër për ta trajtuar depresionin.

Bananet
Bananet janë të mbushura me triptofan, i cili konvertohet në 5-HTP nga truri. Pas kësaj, 5-HTP shndërrohet në neurotransmetues pozitiv si serotonina dhe melatonina. Veç kësaj, bananet janë të pasura me kalium dhe magnez.

Bajamet
Magnezi është ilaç i mrekullueshëm për trajtimin e migrenës dhe depresionit, ndërkaq vetëm 100 gramë bajame i përmbajnë 268 miligramë magnez.

Çokollata
Çokollata e zezë, ose më saktësisht kakao në të, i rritë nivelet e serotoninës dhe dopaminës në tru, si dhe i ulë nivelet e kortizolit.

Spinaqi
Spinaqi sasi të larta të acidit folik dhe personave depresivë shpeshherë kanë mungesë. Acidi folik gjithashtu i rritë nivelet e dopaminës dhe serotoninës në tru. Veç kësaj, spinaqi është i pasur edhe me magnez.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...