Sa duhet të ecni apo vraponi për t’i djegur kaloritë e ushqimeve të preferuara - Bota Sot
Sa duhet të ecni apo vraponi për t’i djegur kaloritë e ushqimeve të preferuara

Ushqime

Sa duhet të ecni apo vraponi për t’i djegur kaloritë e ushqimeve të preferuara

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 16:14
ilustrim

Nëse e shikoni numrin e kalorive që i konsumoni, ju me siguri do të mendoni se një stërvitje e shpejt mjafton për t’i djegur ato.

Por, kjo nuk është aspak e vërtetë sepse sipas një grafike të re nga disa ekspertë të nutricionit nga Britania e Madhe, tregohet se djegia e kalorive të ushqimeve tona të preferuara merr më shumë kohë sesa ç’mund të mendojmë.

P.sh., nëse e hani një copë picë që përmban 449 kalori, ju duhet të ecni 1 orë e 23 minuta apo të vraponi 43 minuta për t’i djegur ato kalori.

Kjo është lista e plotë e ushqimeve të preferuara dhe koha që duhet ta kaloni duke ecur apo vrapuar për t’i djegur kaloritë e tyre:

– Pijet freskuese (330 ml) përmbajnë 338 kalori, ndërsa duhet të ecni 26 minuta për t’i djegur ato, ose të vraponi 13 minuta

– Çokollatat përmbajnë 229 kalori, ndërsa duhet të ecni 42 minuta për t’i djegur ato, ose të vraponi 22 minuta

– Sandviçët me pulë apo proshutë përmbajnë 445 kalori, ndërsa duhet të ecni 1 orë e 22 minuta për t’i djegur ato, ose të vraponi 42 minuta

– Një copë picë përmban 449 kalori, ndërsa duhet të ecni 1 orë e 23 minuta për t’i djegur ato, ose të vraponi 43 minuta

– Një pako me çipsa përmban 171 kalori, ndërsa duhet të ecni 31 minuta për t’i djegur ato, ose të vraponi 16 minuta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...