Zbuloni vlerat që pjeshka ka për shëndetin - Bota Sot
Zbuloni vlerat që pjeshka ka për shëndetin

Ushqime

Zbuloni vlerat që pjeshka ka për shëndetin

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 16:58
Ilustrim

Pjeshka është e pasur me antioksidantë të cilët i mbrojnë qelizat e trupit nga dëmtimi dhe kështu zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, disa lloje të kancerit dhe sëmundjeve kronike. Pjeshkat përmbajnë fenol, substancë e cila është antioksidanti i saj kryesor dhe i cili vepron më fuqishëm se sa vitamina C

Jemi në sezonin më të përshtatshëm për larmishmërinë e frutave dhe perimeve. Dhe meqenëse jemi pikërisht në stinën e tyre, mund ti gjejmë fare lehtë, si dhe me një çmim ekonomik. Fruti i këtij sezoni është edhe pjeshka me nektarinën, në esencë është pemë krejtësisht e njëjtë. Pjeshkat kanë vlera të shkëlqyera për kujdesin ndaj lëkurës, syve edhe gjatë shtatzënisë, pikërisht falë vitaminave dhe mineraleve që posedon.

Me push apo pa push, e butë apo e fortë nuk ka rëndësi, pjeshka mbetet një ndër frutat mrekullibërës me vlera të pazëvendësueshme dhe tepër e shijshme. Pjeshka konsiderohet si simboli i jetëgjatësisë në Kinë, ku është kultivuar për më shumë se 5000 vjet. Pjeshka është e pasur me antioksidantë të cilët i mbrojnë qelizat e trupit nga dëmtimi dhe kështu zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, disa lloje të kancerit dhe sëmundjeve kronike. Pjeshkat përmbajnë fenol, substancë e cila është antioksidanti i saj kryesor dhe i cili vepron më fuqishëm se sa vitamina C.

Është mirë që pjeshka apo nektarina të konsumohen bashkë me lëvoren e tyre, pra pa qëruar, pasi përmbajnë dy herë e gjysmë më shumë fenol se sa vetë brendësia e frutit. Karotenoidet kryesore të cilat gjenden në pjeshkë dhe nektarina janë beta-kriptoksantin dhe beta-karotinë, të cilat në organizëm shndërrohen në vitaminë A. Sa më të portokallta të jenë pjeshkat më tepër beta-karotenë ka në to. Pjeshkat e freskëta janë burim i mirë i fosforit, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse ndikon në shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve, rritjen dhe rigjenerimin e indeve dhe mirëmbajtjen e vlerave të ph në gjak. Ato po ashtu përmbajnë edhe hekur, bakër i cili i nevojitet organizmit për të krijuar hemoglobinë dhe kolagjen, vitaminë B3, i cili është një faktor i rëndësishëm për metabolizmin dhe prodhimin e energjisë. Pjeshkat janë antioksidantë: Pjeshkat përmbajnë luteinë, zeaksanthinë dhe beta-kritoksanthinë që ndihmojnë kundër radikaleve të lira dhe e mbrojnë organizmin nga dëmet e shkaktuara prej tyre.

Të pasur me Kalium: Pjeshkat përmbajnë kalium që është thelbësor për funksionin e nervave dhe të gjithë trupit. Ndihmojnë në proçesin e Tretjes: Pjeshkat ruajnë shëndetin e sistemit tretës, sepse janë të pasura me alkalinë dhe fibër. Rregullator të sistemit nervor: Prania e magnezit tek pjeshkat ndihmon në parandalimin e stresit dhe ankthit dhe e mban sistemin nervor të qetë, Mbrojnë nga obeziteti: Pjeshkat përmbajnë përbërës bioaktivë që kanë ndikim të mirë kundër çrregullimeve shëndetësore, që shkaktojnë obezitet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...