Deserti i cili nuk ju shton peshë

Ushqime

Deserti i cili nuk ju shton peshë

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 06:28
Foto ilustrim

Ylli i filmit, Halle Berry, ndonëse 53-vjeçe, është ithtare e stërvitjeve dhe e ushqimit të shëndetshëm

Ajo gjatë viteve të kaluara ka zbuluar regjimin e vet ideal, fjala është për dietën ketogjene, e cila bazohet në marrjen e shtuar të yndyrës dhe pothuajse në reduktimin e plotë të hidrokarbureve.

Edhe pse i ka eliminuar ëmbëlsirat nga menyja e saj, ajo veten ndonjëherë e qeras me ëmbëlsirën e zgjedhur me kujdes, më saktësisht me desertë që nuk përmbajnë sheqer dhe me siguri nuk do të ndikojnë në shtimin e peshës trupore.

Kështu, bukuroshja Halle në profilin e vet në Instagram ka publikuar recetën për ëmbëlsirën e preferuar – akulloren nga avokadoja.

Përbërësit e nevojshëm:

– 2 avokado,
– 1 filxhan qumësht bajameje pa sheqer,
– 1 filxhan ajkë të ëmbël,
– ëmbëltues,
– 1 lugë lëng limoni,
– disa pika mente ekstra,
– pak kripë.

Përgatitja:

Përbërësit e përmendur qitni në blender dhe miksoni derisa të përftoni tretje të lëmuar, pastaj me kujdes qiteni në enë apo kallëpe për akullore.

Kënaquni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat